E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, plagoset me thikë një 39-vjecar

KORCË- Një 39-vjeçar nga Korca është qëlluar me thikë mbrëmjen e djeshme, duke mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 3 të natës, në lagjen 14 të qytetit të Korcës. I plagosuri është identifikuar si Lulzim Sakollari dhe ndodhet në spitalin e Korcës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një grindje të castit në një lokal nate, ku 21-vjecari Oliver Fiqi ka qëlluar dy herë me thikë në bark Lulzim Sokollarin, duke e plagosur atë rëndë. Ndërkaq, policia bën të ditur se ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje 21-vjecarin Oliver Fiqi, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, si dhe po punon për kapjen e tij.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›