E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostandin Xhuvani lihet prapa hekurave

Në seancën e sotme, i riu, i biri i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani, është njohur me akuzat që rëndojnë mbi të. 22-vjeçari u vetëdorëzua dy ditë më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkemoshatarin e tij, Alfred Musabelli, pas një grindjeje për motive të dobëta, në shkurt të ketij viti pranë në një banesë në rrugën "Ali Visha" në Tiranë. Të dyshuar në këtë ngjarje janë edhe dy shokët e Xhuvanit, Albi Zela dhe Donald Ymeri, të arrestuar. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-25 16:47
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›