E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, plagosi ish-gruan, “arrest në burg” për 28-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Romeo Babanin i cili disa ditë më parë plagosi ish-bashkëshorten e tij.
 

Gjykata kanë lënë në burg 28-vjeçarin Babani i cili akuzohet për plagosje të rëndë të ish-bashkëshortes së tij Eriselda Elmazi, e cila ndodhet në gjendje kome në spital.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datën 17 shtator i këtij viti, kur 28-vjecari Babani dhunoi barbarisht ish-bashkëshorten e tij pas një sherri mes tyre. 24-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve është gjetur pas dy orësh, në kazanin e plehrave në Lagjen Nr. 8 të qytetit të Korçës.
 

Ajo është rrahur dhe plagosur nga ish-bashkëshorti i saj me mjete të forta dhe të mprehta dhe është hedhur si e vdekur në kontinjer, por fati e ka ndihmuar duke mbijetuar dhe pse tashmë ndodhet në koma në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›