Iran,burg për vajzën e ish-presidentit Hashemi

Vajza e ish presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanjani është dërguar të dielën në burg për të vuajtur dënimin prej gjashtë muajsh nën akuzat për propagandë antishtetërore.
Faezah Hashemi, u arrestua ditën e shtunën pas një vizite në Londër,ndërsa dënimi i saj ishte marrë që në muajin janar ,por nuk u zbatur për shkak të ndërhyrjes së babait të saj.
Gjithashtu Hashemi është ish-anëtare e parlamentit, ish-drejtuese e Federatës Sportive të Femrave si dhe një avokate e shquar e të drejtave të grave.
Përveç dënimit me burg, gjykata e dënoi atë me një ndalesë pesë-vjeçar në pjesëmarrjen në aktivitetet politike, kulturore, dhe me gazetari.
Edhe ajo, sikurse babai i saj janë kritikë të presidentit Mahmud Ahmadinexhad dhe morën pjesë në demonstratat kundër rizgjedhjes së tij në vitin 2009.
Rafsanjani ka qënë president i Iranit në vitet 1989-1997.