Korçë, policia apel drejtuesve të makinave
Uljet e ndjeshme të temperaturave dhe bllokimi i akseve nga ngricat ka bërë që në qarkun e Korçës, policia të reagojë kundrejt drejtuesve të makinave.
Duke nisur nga përkeqësimi i motit, policia me anë të një apeli të hapur ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve, të mos qarkullojnë pa përdorimin e zinxhirëve.
Policia e Korçës u rekomandon drejtuesve të automjeteve që të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku dëbora dhe ngricat janë të pranishme, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale.