Korçë, kapen 42 kg marijuanë, tre të arrestuar

Droga e sekuestruar
Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona pasi janë kapur me 42 kg marijuanë gjatë finalizimit të operacionit Zinxhiri. Kristi Pojani, 21 vjeç nga Korça, Gazmend Bashaj, 26 vjeç nga Lazarati dhe Elsid Avduli, 22 vjeç nga Gjirokastra
Ata janë arrestuar në flagrancë në lagjen nr.4 në qytetin e Korçës. Lënda narkotike ishte transportuar nga Lazarati dhe kishte si dentinacion të fundit Greqinë.