Korçë, pranga 2 punonjësve të kolaudimit
Nga administrata vazhdojnë të rrjedhin informacionet në lidhje me korrupsionin. Menjëherë pas arrestimit të 5 punonjësve të ALUIZNI-të, nga policia e Korçës bëhet e ditur se janë vënë në pranga Anesti Themeli dhe Jorgo Denika.
Të dy të arrestuarit janë punonjës të kolaudimit dhe akuzohen për marrje ryshfete dhe abuzim me detyrën.