Analiza e mjedisit, Mediu: PS importoi plehra pa kontroll
Partia Socialiste nuk ka të drejtë morale për të kundërshtuar ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, pasi ata kur ishin në pushtet kanë lejuar importin e mbetjeve në Shqipëri pa u kontrolluar. Kjo akuzë në drejtim të partisë më të madhe opozitare erdhi nga ministri i mjedisit, Fatmir Mediu në analizën vjetore të institucionit që ai drejton, për vitin e shkuar.
Disa nga objektivat për vitin 2012-të sipas Fatmir Mediut, Ministria që ai drejton do të ketë pikërisht miratimin e akteve nënligjore për implementimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe ligjeve të tjera të miratuara në mbështetje të mjedisit.
Një prioritet tjetër sipas Mediut do të jetë përafrimi i legjislacionit për mjedisin sipas direktivave të BE-së.