E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhentili mesazh drejtuar Vetëvendosjes

Veprimi i planifikuar për të bllokuar lëvizjen e lirë të mallrave në dy pikë-kalimet, nuk do të jetë i dobishëm për të ardhmen e Kosovës në BE dhe nuk do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë.

Kjo ka qënë deklarata e ardhur nga përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Fernando Xhentili, në lidhje me njoftimin e lëvizjes Vetëvendosje.

Xhentili ka vënë në dukje se Kosova ka bërë hapa të rëndësishmëm drejt përmbushjes së standarteve dhe se çdo veprim kundërshtues, rrezikon të minojë këtë progres.

Ndër të tjera, ai inkurajoi që të përmbahen nga veprimet që kanë për qëllim pengimin e ndonjë prej këtyre lirive. Sipas tij, veprime të tilla do të përfaqësojnë vetëm një kthim prapa në axhendën europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›