E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce prefekti ne krah te grekeve

Prefekti i Korces Andrea Mano eshte nder te paktet persona ne Shqiperi qe ende se ka mesuar se cfare ka ndodhur me dhunimin e varreve te vjetra ne fshatin Boboshtice.

Si perfaqesues i qeverise ka ne dispozicion shume mjete dhe institucione per tu informuar pervec faktit qe ngjarja eshte bere shume mediatike megjithate ai thote se ska informacion.

Nuk e kuptoj se perse sot pas 14 vitesh nje ceshtje hapet ne menyre artificiale tha Mano.

Prefekti ka denuar aktin e djegies se kurorave me lule dhe thote se do punoje per te zbuluar autoret.

Institucioni i prefektit denon veprimet e nxitura te disa perfaqesuesve qe jane anonim te cilet dogjen disa kurora ne kete monument. Keto jane veprime te vecuara spontane dhe kam kerkuar te hetohet se cilet jane realisht keta njerez. Veprimet e vecuara te veprimeve te njerezve te vecante nuk mund te cenojne marredheniet mes dy vendeve tona tha Mano.

Nje dite me pare ne Boboshtice u zhvilluan homazhe per nder te dy ushtarave greke qe jane varrosur ne kete vend dhe qe jane hequr prej andej shume kohe me pare. Banoret e fshatit protestuan se ndertimi shkalleve shkaterroi varret e vjetra te fshatit. Shkallet u ndertuan pak dite me pare ndersa kryqi i madh ne vitin 1996. Gjate ndertimit nga perfaqesuesit e Omonia-s ne siperfaqe dolen edhe eshtrat e varreve te vjetra eshtra te cilat u zhduken nga vendi gjate mbajtjes se ceremonise.

Nje pjese e banoreve te fshatit protestuan kunder dhe pas perfundimit te ceremonise kurorat me lule u dogjen ne shenje proteste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›