E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa eshte zbatuar MSA

Nje jave perpara publikimit te raport-progresit te Komisionit europian per Shqiperine fondacioni Soros ne Tirane ka arritur ne perfundimin se gjate periudhes 2009-2010 qeveria shqiptare ka zbatuar pjesen me te madhe te masave te parashikuara ne Planin Kombetar per Zbatimin e MSA-se.

Nje raport i tille pergatitet prej kater vjetesh nga Fondacioni. Kesaj here analistet kane monitoruar 172 masa nen kriterin politik te Kopenhages dhe kriterin e standarteve europiane.

Nga keto 172 masa te monitoruara 98 jane zbatuar plotesisht 38 masa jane zbatuar pjerisht dhe vetem 36 masa kane mbetur te pazbatuara. Sipas raportit perparimi ne keto fusha nuk eshte i njetrajtshem raporti ka treguar se ku ka konsensus apo vullnet politik edhe perparimi eshte me i ndjeshem. Kjo p.sh eshte vene re ne kapitullin per liberalizimin e vizave ku zbatimi i masave per zbatimin e MSA-se eshte i larte.

Ne fushat e tjera qe vuajne nga politizimi dhe jane te ndjeshme ne luften e brendshme per pushtet si psh decentralizimi ose administrata publike perparimi ka mbetur ne vend. Po ashtu ekspertet vleresojne se plani kombetar i zbatimit te MSA-se ka nevoje te rishikohet ne thelb. Por rishikimi i ketij dokumenti do ta shnderrohet ate ne nje udhezues thelbesor per rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›