Nderohet heroi shqiptar

Idealisht e falenderojme dhe i jemi mirenjohes per aktin e altruizmit qe ka kryer. Me keto fjale u pershendet dhenia e medaljes se presidences se Republikes italiane ne kujtim te shtetasit shqiptar Pjeter Gjika i cili ne veren e vitit 2008 humbi jeten duke u munduar te shpetonte dy persona nga mbytja.
47-vjecari shqiptar nuk mori parasysh rrezikun dhe u hodh ne lumin Adda ne zonen e Bergamos. Po te sy te gruas dhe te tre femijeve te tij Pjeter Gjika u perpi nga rrjedha dhe trupi i tij i pajete u gjet disa kilometra me larg.
Diten e diel medalja ne kujtim te Pjetrit per vlerat e tij te vecanta qytetare iu dorezuar familjes se tij te vese Maria dhe tre femijeve.
Me sa tregojne te afermit nuk ishte hera e pare qe Pjeter Gjika i vinte ne ndihme dikujt. Edhe me pare kishte shpetuar nje person ne rrethana te ngjashme. Nje njeri qe nuk kursehej kurre per te tjeter dhe qe fati i keq nuk i kurseu jeten.