E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, restaurohenkishat shekullore

KORCË- Disa prej kishave të cilat janë monumente kulture në qytetin e Korcës, do ti nënshtohen një procesi restaurimi. Ky proces do të jetë i pjesshëm, kryesisht në riparime të jashtme të objekteve të dëmtuar nga faktorët atmosferikë gjatë vitit të kaluar. Sipas drejtorit të monumenteve të kulturës në Korçë Artan Buzo do të restaurohen disa kisha këtë vit, të cilat kërkojnë ndërhyrje, si në cati, këmbanare por edhe në muret rrethues.

“Një nga kishat e parashikuara për restaurim është ajo e Mburjes. Do bëhet catia komplet e re dhe muri anësor. Manastiri i Voskopojës, Manastiri i Vithkuqit, gjithashtu do të punojmë edhe në kishën e Lubonjës, në atë të Tullasit, në kishën e Shën Kollit dhe të Shën Mërsisë në Voskopojë”,- tha drejtori i monumenteve të kulturës në Korçë Artan Buzo.

Në listen e drejtorisë së monumenteve të kulturës në qytetin juglindor janë përfshirë kishat shekullore që datojnë në shekujt 17-18 por edhe manastiri i Voskopojës edhe ai i Vithkuqit. Fondi për këtë proces restaurimi kap shifren e 30 milion lekëve dhe punimet priten të nisin në muajin mars.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Korcë, restaurohen kishat shekullore

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›