Korce shkulen pemet

Po keshtu 15 peme jane shkulur nga persona ende te paidentifikuar. Kryetari i Bashkise se Korces Niko Peleshi ka bere kallezim ne Prokurori nderkohe qe ka perjashtuar mundesine qe ky akt te jete kryer nga Inspektoriati Ndertimor.
Ai ka akuzuar qarqe politike per prishjen e rruges duke thene se shkaterrimi eshte bere qellimisht per te penguar rikonstruksionin e bulevardit nderkohe qe nuk dihet se ku kane perfunduar guret dhe pemet qe jane shkulur nga qendra e qytetit.
Nuk dime se kush e ka bere kete. Njerez qe pa asnje lloj vendimi ligjor kane shkaterruar bordurat e ndertuara dhe kane shkulur peme. Dua tiu garantoj se ky aksion do te deshtoje sepse Korca eshte nje qytet qe te jep ndeshkimin demokratik ne momentin e duhur u shpreh Niko Peleshi kryetari i Bashkise se Korces.
Sipas kryetarit te Bashkise se Korces punimet do te vazhdojne nga e para per ndertimin e trotuareve ndonese tashme ishte faza e asfaltimit. Peleshi ka thene se ky veprim i denueshem eshte kryer nga grupe dhe individe te caktuar.
Bordurat do te vendosen atje ku eshte miratuar leja. Kjo dhune qeveritare-politike nuk bazohet tek ligji dhe rregulli por vetem tek urdhrat politike vazhdoi Peleshi.
Ndertimet qe po kryhen ne qender te qytetit kane shkaktuar debate mes bashkise dhe prefektures pasi projekti i kanalizimeve konsiderohet nga ana e prefektures si zbatim i nje tjeter projekti qe nuk ka marre ende miratimin.
Por sipas kryetarit te Bashkise per ndertimet qe po kryhen ka nje leje te ligjshme ndertimi.