E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat kriteret ne Shengen

Ne ministrine e puneve te jashtme sekretari i pergjithshem Gazmend Turdiu eshte nje nga njerezit qe eshte marre direkt me ceshtjen e heqjes se vizave.

Pyetjes mbi sasine e parave qe duhet te kete me vete nje shtetas shqiptar per te kaluar kufirin pa vize ai i pergjigjet duke bere nje paralelizem me nje darke ne restorant Nese hyme ne restorant duhet te kemi ose ca para me vete ose dike qe te na paguaje darken.

Ne dijenine time une nuk di qe te kete nje liste e cila te percaktoje se sa para duhet te kesh per cdo dite qendrimi ne nje vend ose ne nje vend tjeter Schengen. Persa i perket pyetjes suaj nese duhet te kesh likuiditet para cash me vete apo forma te tjera pagesash kemi parasysh qe zona Schengen eshte e tera e perbere nga vende qe jane mjaft te zhvilluara dhe ku natyrisht pranohen pagesat me karte krediti. Oficeri i migracionit i ka te gjitha instrumentat ne dispozicion per te verifikuar nese karta e kreditit ka nje limit te pranueshem apo nuk e ka u shpreh Turdiu.

Me tej ai vazhdoi Nuk eshte mendoj une shqetesimi se si do e provojme qe i kemi keto para e rendesishme eshte qe njeriu qe niset per ato qellime te cilat bien ne kategorine e qendrimit afatshkurter ky njeri e di edhe sa para duhet te kete ose e di edhe kush e ka ftuar dhe deklaron mua me ka ftuar ky institucion psh per nje kurs kualifikimi ose qofte edhe per nje interviste ne rastin tuaj si gazetare. Kur them i ftuar nuk behet fjale per ate garancine dhe ftesen qe ne jemi mesuar ta paraqisim ne ambasade tani qe kemi nevoje per vize. Por nese te thone se ku do te qendrosh te dish te japesh nje adrese te sakte dhe ne qofte se ofriceri i migracionit vendos te hetoje njecike me thelle dhe e merr ne telefon ate personin ose ate institucion ata duhet te pergjigjen qe po. Pra ne duhet te tregojme per cfare shkojme dhe si do te perballohen shpenzimet e udhetimit tone atje.

Ne teori kjo qe thote zoti Turdiu ka qene e vlefshme gjithmone. Zyrtarisht viza eshte konsideruar vetem si nje mundesi per tu paraqitur ne kufi por lejen per te hyre ne territorin e vendit e ka pasur gjithmone oficeri i migracionit.

Por ekzistenca e rregjimit te vizave i kishte bere keto kontrolle me formale. Duke qene se kriteret e konsullatave te vendeve Schengen ishin me strikte njerezit ne nje fare menyre kaloheshin ne filter qe ne ambasade. A ekziston rreziku qe ky filtrim tani te behet ne kufi dhe nje pjese e njerezve te kthehen mbrapsht

Natyrisht ka nje vemendje me te rritur ndaj ketyre personave qe per here te pare gezojne kete te drejte. Dhe kjo nuk ndodh vetem me shqiptaret kjo ndodh me te gjithe. Me kalimin e kohes me forcimin e nje rekordi pozitiv te pervojes se vendeve Schengen me qytetaret shqiptare dhe te respektimit nga ana e qytetareve tane te rregullave te hyrjes ne zonen Schegen keto kontrolle do te jene me me pak te dukshme nese mund te them. Pra personi kalon me lirisht. Por personat te cilet hyne dhe dalin ne menyre te perseritur qofte edhe ata qe kane hye dhe kane dale ne menyre te perseritur me viza deri tani natyrisht qe kane lene nje gjurme ne sistemin Schengen sqaron Turdiu.

Pavaresisht pasaportes qe mban ne dore secili nga ne ne jemi te identifikuar ne menyre unike nga sistemi Schengen. Schengen ka dy sisteme Eshte sistemi SIS dhe sistemi VIS. Sistemi i vizave dhe sistemi i sigurise. Te jeni te bindur qe te gjithe personat qe kane nje histori negative me hapesiren Schengen jane ne sistemin e sigurise se Schengenit. Pra normalisht ne castin kur ky person parqitet para oficerit te kufirit dhe ai merr pasaporten dhe rregjistron emrin e tij menjehere te themi ndizet nje drite e kuqe per te thene se ky person ka nje histori negative. Mund te kete nje vendim ndoshta per te ndaluar hyrjen e tij ne hapesiren Schengen shton Turdiu.

Intervista do te kryhen edhe nga policia shqiptare ne territorin shqiptar. Por pavaresisht pyetjeve qe ndonjehere mund te duken bezdisese e rendesishme sipas zotit Turdiu eshte qe te pergjigjemi me qetesi dhe sinqeritet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›