E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shqiperia ne Samit pjesemarrje historike

Kryeministri Berisha ka folur para mediave pas kthimit te tij nga Samiti i Lisbones duke e cilesuar pjesemarrjen e Shqiperise ne samitin e NATO-s si pjesetar me te drejta te plota dhe te barabarta nje fakt historik.

Berisha theksoi se ne kete samit i cili sipas tij eshte me i rendesishmi ne historine e Aleances u be nje rivleresim i rreziqeve potenciale dhe reale te sotme duke vendosur theksin tek terrorizmi nderkombetar.

Kryeministri i Shqiperise nenvizoi se ky samit rikonfirmoi politiken e dyerve te hapura dhe Aleanca shprehu gadishmerine per te vazhduar kontributin ne sigurine dhe paqen e rajonit dhe disponueshmerine per pranimin ne gjirin e saj te vendeve te tjera.

Ishte nder dhe kenaqesi te perfaqesoje Shqiperine si vend i barabarte midis antareve te NATO-s. Shpreha mbeshtetjen e Shqiperise per strategjine e NATO-s dhe per nderhyrjen aty ku eshte e nevojshme. Qeveria do te zgjeroje me tej pjesemarrjen ne Afganistan dhe do kontribuoje ne rindertimin e tij sidomos ne fushen e arsimit u shpreh Berisha.

Me tej kryeministri shqiptar theksoi se dy ishin momentet e rendesishme te samitit per vendin tone Se pari per here te pare Shqiperia ulej si vend anetar me te drejta te plota dhe te barabarta me vendet e tjera anetare si vend me kontribut shume te vleresuar nga aleatet tane. Se dyti u shpreh vendosmeria nga Aleanca per te qene ne Kosove si shtylle kryesore paqeje dhe stabiliteti si dhe u shpreh vleresim per FSK dhe forcat e rendit te Kosoves.

Persa i perket kerkesave te opozites per hetimin e zgjedhjeve Berisha u shpreh shkurt se cdo kerkese e paraqitur per hetimin e zgjedhjeve ne perputhje me proceduren ligjore ne parlament nga PS do shqyrtohet me seriozitet. Mazhoranca respekton Kushtetuten

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›