E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, situatë kritike nga zjarri në parkun kombëtar të Bozdovecit

TIRANE- Parku Kombëtar i Bozdovecit rrezikohet seriozisht nga zjarri. Flakët kanë krijuar atje një situatë kritike. Edhe pas ndërhyrjes së helikopterit turk pasditen e djeshme, zjarri në këtë park nuk është shuar ende.

Sot raportohet se, po punohet nga policia pyjore për vënien në kontroll të zjarrit.

Drejtoria pyjore në Korçë, raporton gjithashtu se është mundur të vihet në kontroll zjarri i rënë në parkun e Dardhës. Në Korë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në Malin e Bardhë, ndërsa është fikur zjarri në Voskopojë. 

Edhe në qarkun e Elbasanit janë regjistruar në 24 orët e fundit, 10 vatra zjarri. Në Kodër Krastë, raportohet se rreth mesnatës zjarri i është afruar ish repartit Ushtarak, në afërsi 20 metra.

Ndërsa në Pukë janë ende aktive 5 vatra zjarresh. Situata paraqitet më problematike në pyjet e Oroshit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›