E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet me konkurse, nis gara për maturantët

Tiranë- Data 27 Gusht ka qenë dhe dita kur maturantët nga i gjithë vendi u janë drejtuar universiteteve për të zhvilluar konkurset e tyre të pranimit.

Ata që kanë hapur dyert sot ka qenë Universiteti i Arteve, në Tiranë dhe Shkodër, por edhe universitetet e Sportit dhe Arkitekturës.

Artistët e vegjël janë drejtuar sot drejt sallave të fakulteteve, me instrumenta dhe objekte të tjera në duar.
Konkursi është vendimtar për ta pasi nga 300 pikë totali, 80% varen nga performaca e tyre dhe 20% nga provimet e maturës.

Pjesa më e madhe e konkurrentëve kanë marrë pjesë në zhanrin skenik, ku futet regjia, aktrimi, kosumografia, skenografia, koreografia etj.

Afati përfundimtar i konkurrimit do të jeta data 1 Shtator, ndërsa sipas MSH- it ja cilat janë datat e konkurrimit:
Në Universitetin e Sporteve të Tiranës 29-31 gusht 2012; Në Universitetin Politeknik të Tiranës, Arkitekturë 3-5 shtator 2012, Arkitekturë (Urbanist) 3-5 shtator 2012; Në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër, Edukim Fizik dhe Sporte 27-29 gusht 2012; Në Universitetin Aleksandër Xhuvani, Elbasan, Edukim Fizik dhe Sporte 27-29 gusht 2012; Në Universitetin A. Moisiu, Durrës, 27-29 gusht 2012.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›