E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plas te Flamurtari, klubi shkarkon trajnerin Muça

VLORE- Shkëlqim Muça nuk do të jetë më trajner i Flamur tarit. Vendimi është marrë mbrëmë vonë nga drejtuesit e klubit vlonjat, të cilët kanë larguar nga detyra teknikun e marrë me shumë bujë në janarin e këtij viti.

Barazimi 1-1 ndaj Bylisit në Berat, një fushë asnjanëse, duket se nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Flamurtarit, pa harruar këtu edhe disa probleme gjatë fazës përgatitore. Me largimin e Muçës, vlonjatët mbeten pa trajner në një fazë delikate të sezonit, në një kohë që ata pretendojnë fitimin e titullit kampion pas shpenzimeve të shumta në merkato.

Muça u mor nga presidenti i Flamurtarit Shpëtim Gjika me shumë bujë në janarin e këtij viti, por aventura e teknikut duket se qe më e shkurtër nga sa mendohej.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›