Korçë, sulmoi 13-vjeçarin, arrest shtëpie për të moshuarin
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 71-vjeçarin Përparim Beqiraj, i cili dy ditë më parë kërcënoi nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës 9 -vjeçare “Nuçi Naçi”.
Gjykata vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e të moshuarit, ndërkohë që ky i fundit ka deklaruar se ka qenë i dehur kur ka hyrë në mjediset e shkollës dhe qëllimi i tij nuk ka qenë të godiste nxënësit por t’i mbronte ata. “Unë i pashë që nxënësit po ziheshin në klasë dhe hyra për t’i qetësuar dhe mandej shkova të lajmëroja drejtorin”,- u mbrojt 71-vjeçari.
26 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Korçë, sulmoi 13-vjeçarin, arrest shtëpie për të moshuarin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email