Itali, qeveria e kryeministrit Letta bën nesër betimin
ROMË- Qeveria e kryeministrit të ri të Italisë, Enrico Letta, i cili doli nga radhët e së majtës italiane, pritet të bëjë betimin nesër, njoftuan sot burime nga stafi i afërt i vetë kryeministrit të mandatuar nga presidenti Napolitano.
Po të njëjtat burime njoftuan se Letta, i cili mori një mandat nga presidenti i rizgjedhur Giorgio Napolitano për krijimin e një aleance ndërpartiake për të mundësuar përpjekje të mëdha për kapërcimin e problemeve të thella të krizës ekonomike që ka përfshirë, ka nisur sot përpilimin e një fjalimi që pritet ta mbajë në parlament përmes të cilit pritet të fitojë mbështetjen e deputetëve.
(d.b/BalkanWeb)