E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korçë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Aksioni për sistemimin e hapësirave publike po vijon edhe në bashkinë e Korçës.

Ekipet e bashkisë vazhdojnë punën në terren për të siguruar përdorimin e rregullt të trotuareve, rrugëve dhe hapësirave të përbashkëta nga qytetarët.

Aktualisht po ndërhyhet aty ku është e nevojshme për të garantuar qarkullim të lirë dhe rend në mjedisin urban.

Aksioni është i shtrirë në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të vijojë pa ndërprerje.

Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

1 nga 8

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›