SONDAZH – Trump më popullor se Starmer në Britaninë e Madhe

LONDËR, 6 gusht /ATSH-ANSA/- Një sondazh, i kryer së fundmi, tregoi se kryeministri britanik laburist, Keir Starmer – në qeveri për më shumë se një vit – është më pak popullor në Britaninë e Madhe se presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Duke u mbështetur në të dhënat e publikuara nga “City AM” dhe “Freshwater Strategies”, lideri aktual i “Downing Street” pëlqehet vetëm nga 23% e britanikëve dhe vlerësohet negativisht nga 60% e qytetarëve.
Këto shifra e vendosin Starmer pas udhëheqësit të huaj, tradicionalisht jopopullor në Britaninë e Madhe, Donald Trump, i cili vlerësohet nga 26% e britanikëve krahasuar me 57% të qytetarëve që nuk e pëlqejnë atë.
Kemi Badenoch, liderja e Partisë Konservatore që nga nëntori i vitit 2024 – që është në krizë të gjatë – gjithashtu ka një performancë më të mirë se Starmer, 24% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht dhe 35% e tyre nuk e mbështesin.
Ndërkohë, Nigel Farage forcon epërsinë e tij edhe në aspektin e vlerësimeve personale, me 37% të popullsisë britanike që e vlerësojnë atë pozitivisht dhe 41% që shprehin mosmiratim. //a.i/