E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vijon gjyqi për zhdukjen e pikurave nga galeria “Guri Madhi”

KORCE - Gjyqi për zhdukjen e 61 pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi” në Korçë, ndaj të ish-përgjegjësit të galerisë Sotiraq Xega ka vijuar sot me paraqitjen e provave nga ana e organit të akuzës.

Prokurori i çështjes, Elson Sadikaj ka pohuar para gjykatës se nga hetimet është konkluduar se veprat e artit nuk janë vjedhur nga jashtë galerisë, ndërsa ka bërë përgjegjës për keqadministrimin e tyre ish-drejtorin e qendrës kulturore Vladimir Topi, çështja e të cilit u pushua nga gjykata pak muaj më parë, dhe të pandehurin Sotira Xega.

Gjatë zhvillimit të seancës ka reaguar edhe vetë i pandehuri Sotiraq Xega, i cili e ka quajtur akuzën e prokurorisë ndaj tij, si një mashtrim ndërsa ka akuzuar punonjësit e qendrës kulturore si autorë të zhdukjes së pikturave.

Duke hedhur dyshime për procesin gjyqësor ndaj ish drejtorit të galerisë Vladimir Topi, Xega ka kërkuar përballje me dëshmitarët e prokurorisë,si dhe qe te thirren si dëshmitarë 4 ish-kryetarët e bashkisë së Korçës ndër vite dhe ish-drejtorët e qendrës kulturore Vangjush Mio për të provuar se nuk ka qenë pjesë e organikës në galeri.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Xegës duke e argumentuar si të panevojshme,ndërsa ka shtyrë seancën për në datën 24 korrik. 

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›