E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, zbulohen vendbanimet 9 mije vjecare

Materiale te shumta arkeologjike me shtrirje kronologjike nga Neoliti i Vone deri ne mesjeten e avancuar jane zbuluar gjate nje ekspedite prospeksioni ne veri te fushes se Korces.

Nga kerkimet ne terren te ekipit shqiptaro-francez pergjate nje siperfaqeje me shtrirje ne disa fshatra te zones, aty ku dikur ka qene liqeni i Maliqit, jane gjetur materiale qe datojne qe 7000 vjet para eres se re, ku dominon qeramika.

Nje ekip i gjere pune me perfaqesues te pales shqiptare dhe asaj franceze qe kane marre pjese ne kete ekspedite.

Per drejtuesen franceze Cecille Oberehite materialet me shtrirje kronologjike ne disa etapa deri ne periudhen e mesjetes jane zbulime qe vijne nga zona te lokalizuara ne periferi te pjeses veriore te fushes se maliqit dhe te liqenit te dikurshem, te marra per t'u dokumentuar nga vendbanime prehistorike te Podgories, Malit te Thate dhe Guribardhes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›