Korce zhduken pikturat e Vangjush Mios
Një numër i konsiderueshëm pikturash të fondit të galerisë së Arteve “Guri Madhi”në qytetin e Korçës, midis të cilave edhe vepra të piktorit të popullit Vangjush Mio nuk gjenden. Gjatë inventarizimit të fondit të galerisë nga një grup pune i ngritur nga ky institucion, për shkak të ndryshimit të përgjegjësit, që administronte galerinë, është konstatuar mungesa e disa pikturave të autorëve korçarë, ku dyshohet se një pjesë e tyre, i përkasin krijimtarisë së mjeshtrit të madh të penelit Vangjush Mio. Drejtori i galerisë së arteve Vladimir Topi, edhe pse nuk ka pohuar numrin e saktë të pikturave që rezultojnë të zhdukura nga fondi i galerisë, sepse, sipas tij, proçesi i verifikimit ende nuk ka përfunduar, ka pranuar se ndër pikturat që mungojnë, janë edhe punimet e Mios. Sipas tij, përgjegjësi, i cili ka administruar gjatë 10 viteve të fundit galerinë e arteve, pasi është larguar, nuk ka pranuar të bëjë inventarizimin e pikturave që ndodhen në fondin e galerisë, çfarë ka detyruar drejtorinë e këtij institucioni të ngrejë një grup punë për të bërë verifikimet përkatëse, nga të cilat deri tani ka rezultuar se mungojnë disa vepra të autorëve të njohur korçarë ,por edhe punime të Vangjush Mios.
Nga ana tjetër Topi ka bërë të ditur se inventari i fundit është bërë në janar të vitit 2011 dhe sipas tij, nuk kanë rezultuar mungesa në numrin e përgjithshëm të pikturave që ruhen në këtë galeri.
Por përgjegjësi i sapolarguar i galerisë së arteve ,piktori Sotiraq Xega, i cili ka administruar galerinë gjatë 10 viteve të fundit ,ka pohuar se nuk është në dijeni të zhdukjes së pikturave nga fondi I galerisë dhe sipas tij ai gjatë këtyre viteve është kujdesur për fondin e veprave të galerisë në mënyrë vullnetare dhe për më tepër ,pa pasur asnjëherë një inventar ,ku të pasqyrohet numri I saktë I veprave të kësaj galerie.
Policia e Korçës është duke kryer verifikimet përkatëse në ambjentet e galerisë së arteve, por deri tani nuk janë konstatuar shenja që të tregojnë thyerje apo dëmtime të tjera të tyre ,ndërsa hetimet për veprat e zhdukura pritet të fillojnë pasi grupi I punës të ketë përfunduar inventarizimin e plotë të fondit të galerisë.
Fondi I galerisë së arteve Guri Madhi përbëhej nga më tepër se 800 punime në pikturë dhe skulpturë,ku rreth 60 vepra janë të piktorit të popullit Vangjush Mio.