Panariti ne Rome merr mbeshtetje per statusin kandidat
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi sot një vizitë pune në Romë, gjatë së cilës u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, z. Giulio Terzi.
Në këtë takim u diskutua mbi forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve, zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, etj.
Ministri italian Terzi vlerësoi faktin se vizita e parë e Ministrit Panariti, në Itali, si Ministër i Jashtëm, është një dëshmi e qartë e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai theksoi se këto marrëdhënie bazohen në partneritetin strategjik, lidhjet kulturore mes dy vendeve dhe rolin e luajtur prej komunitetit të shqiptarëve në Itali.
Ministri Terzi shprehu dëshirën të zhvillojë një vizitë së afërmi në Tiranë.
Duke u ndalur në bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, Ministri italian, vuri në dukje se mbështetja italiane për marrjen e statusit të vendit kandidat do të jetë e vazhdueshme.
Në vijim, z.Terzi u shpreh se Italia do të angazhohet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht, në fushat ekonomike dhe kulturore.
Nga ana e tij, Ministri Panariti, vlerësoi Italinë si partner strategjik dhe natyror të Shqipërisë.
Ministri Panariti shprehu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Presidentit Italian, Napolitano në Tiranë, në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në vijim, Ministri Panariti informoi mbi progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave sipas planit të veprimit për përmbushjen e kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Gjithashtu, z. Panariti vlerësoi interesin e shprehur nga Italia për projektin e gazsjellësit TAP.
Ministri Panariti falenderoi homologun italian për shprehjen edhe një herë të mbështetjes së Italisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Pas takimitdy homologët dhanë një konferencë për shtyp.