E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korceburg perjete vrasesit te te moshuarit

Burgim të përjetshëm ka dhënë Gjykata e Korcës për 23 vjecarin Nerton Felaj i akuzuar për vrasjen e 73-vjecarit Nexhat Gega nga fshati Pojan, ndersa me 25 vjet heqje lirie eshte denuar autori tjeter Blerim Berberi.

Gjykata e Korces i ka dhene vetem 9 vjet heqje lirie minorenit qe ka kryer ekzekutimin e pronarit te magazines Mehmet Ropi per shkak te moshes se mitur dhe  perdorimit te tij ne krime nga ana e dy autoreve te tjere duke e favorizuar nisur edhe nga bashkepunimi i tij me prokurorine per zbardhjen e me shume se tete veprave te tjera penale qe kishin mbetur te pazbardhura.
 
Tre te pandehurit e vrasjes se Pojanit vitin e kaluar, akuzohen edhe per nje sere krimesh te tjera me shtrirje qe nga viti 2004 si grabitje me arme dhe maska ne qafen e Zvezdes vjedhje me dhune dhe plagosje me arme. Per faktin se ndaj Nerton Felaj jane vertetuar krahas vrasjes se pronarit te magazines edhe tete vepra te tjera penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›