Berisha: Gjithçka shtetërore do të shitet

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha theksoi se nuk do të lihet asnjë objekt pa u privatizuar.
“Ne duhet ta finalizojmë këtë proces. Objektivat tona duhet të realizohen. Ajo çka ka mbetur në aksionet apo asetet e sipërmarrjeve të mëdha duhet të shiten. Jam në dijeni se Ministria e Ekonomisë ka kontraktuar konsulentët më të mirë botërorë. Krahas kësaj, është edhe INSIG, i cili për shkak të furtunës financiare botërore pati problematikën e vet herën e parë, por prapë duke patur parasysh shëndetin e kësaj sipërmarrjeje, mendoj se duhet të shqyrtohen termat dhe të përshtatet me realitetin dhe të bëhet privatizimi i tij”, tha Berisha.
Sipas tij, çfarë është e madhe nuk do të mbetet asgjë e pa privatizuar, “por janë pastaj edhe 1280 objekte të tjera, të cilat janë në proces e sipër. Të gjitha këto objekte, në rast se ka pronarë do t’i respektohet e drejta e para blerjes”. Më tej, ai foli për ekonominë në përgjithësi, duke nënvizuar se ekonomia shqiptare i rezistoi furtunës së krizës financiare globale. Dhe kjo për kryeministrin, erdhi për shkak të sektorit të fortë privat.
“Duke kompletuar privatizimin, kjo ngarkesë mbi buxhetin publik bëhet edhe më e vogël. Taksat e qytetarëve nuk do të shkojnë për rroga, por për shkolla, rrugë, spitale dhe për zhvillim”, the kreu i qeverisë. Ai shtoi se të gjitha këto bëhen për të plotësuar kushtet për planin “Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017”. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-25 11:25