E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Veriut, 10 punëtorë vdesin në aksident

Dy autobuse janë përplasur në Korenë e Veriut duke shkaktuar vdekjen e 10 punëtorëve.

Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit Kaesong ku ngelën të plagosur edhe 40 persona të tjerë. Incidenti ndodhi pranë kufirit me Korenë e Jugut ku ndodhet një kompleks i madh industrial.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, akaidenti mendohet të ketë ndodhur ditën e premte kur dy autobusët u përplasën si pasojë e shiut që përfshiu zonën në fjalë. Lajmi u bë i ditur vetëm sot falë informacionit të dhënë nga Seuli zyrtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›