E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Veriut, Kim Jong-il vizitë surprizë në Kinë


Lideri koreano verior, Kim Jong-il, ka nisur një udhëtim në Kinë, duke shënuar kështu vizitën e dytë për këtë vit, pas asaj që zgjati pesë ditë dhe që u zhvillua në fillim të muajit maj. Diktatori,i cili udhëton me një tren special, shoqërohet nga një pjesëtar i familjes,nga i biri Kim jon -un, i cili do të jetë edhe pasaardhësi i tij. Vizita surprizë në fakt nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare, por është raportuar nga agjencia Koreano Jugore, Yonhap, ndërsa ministria e jashtme e Kinës nuk ka dhënë komente të menjëhershme. Gjatë vizitës së tij të parë në Kinë, Kim Jong -Il , u takua me presidentin kinez Hu Jintao, me kryeministrin Wen Jiabao ndërsa u takua edhe me funksionarë të tjerë të lartë në Pekin. Vizita aktuale pason vizitën e ish presidentit amerikan Jimmy Carter në Pyongyang, për të siguruar lirimin e Aijalon Mahli Gomes, shtetasit amerikan 30 vjeçar, arrestuar në 25 janar për hyrje të paligjshme dhe dënuar me 8 vjet punë të detyruar . Sipas agjensisë Yonhap, Kim mund të diskutojë me liderët kinezë për çështje të gadishullit korean, për çështje ndërkombëtare etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›