E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Veriut parade madheshtore ne nderim te djalit te Kim Jong-Un

Koreja e Veriut po pergatitet per nje parade madheshtore ushtarake dhe do te kryeje manovra ne det gjate diteve te ardhshme me rastin e 65-vjetorit te partise ne pushtet dhe per shfaqjen e Kim Jong-Un per te ndjekur babain e tij. Lajmi eshte konfirmuar diten e hene nga ministri koreanojugor i Mbrojtjes.

Koreja e Veriut do te perfitoje nga 65-vjetori i krijimit te Partise se Punes te Korese per te festuar formimin e nje platforme per pasardhesin Kim Jong-Un djali me i vogel i drejtuesit aktual Kim Jong-Il deklaroi Kim Tae-Young ne nje raport per parlamentin.

Sipas ministrit koreanojugor rreth 15 mije ushtare jane vendosur ne bazen ajrore te Mirimit prane Phenianit per te parakaluar me 10 tetor diten e krijimit te partise.

Manovra ushtarake te nje shkalle te gjere do te zhvillohen ne portin Eumlonsan nen pjesemarrjen e Kim Jong-Il numri nje koreanoverior shtoi Kim Tae-Young.

Pavarsisht se Koreja e Veriut eshte nje shtet i vogel ne popullate shteti komunist ka nje ushtri prej 119 milione ushtaresh. Kjo ushtri radhitet si nje nga pese ushtrite me te fuqishmet ne bote.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›