Kina e gatshme te ndihmoje Greqine te dale nga kriza
Nevojat e medha te ekonomise greke ne krize per investime hapin rrugen per hyrjen e kapitaleve kineze dhe shnderrimin e Greqise ne port hyrjeje te Kines ne Ballkan dhe me gjere. Dy marreveshje ndershteterore ne fushen e tregtise te investimeve dhe te shkembimeve kulturore dhe 11 te tjera midis enteve dhe kompanive private u nenshkruan gjate vizites se Kryeministrit kinez Ven Xhiabao kete fundjave ne Athine. Kryeministri kinez u prit me nderime te medha ne kete vizite te pare te nje Kryeministri kinez ne 24 vitet e fundit. Investimet tuaja jane votebesim theksoi nga ana e tij Papandreu i cili i cilesoi votebesim si per ekonomine greke po keshtu edhe per Bashkimin Europian edhe vazhdimin e blerjes se obligacioneve greke nga Kina. Me investimet e kompanise COSCO kapaciteti i Portit te Pireut do te rritet ne vitin 2015 ne 37 milione kontejnere ne vit nga 800.000 qe eshte sot. Krijohet gjithashtu nje fond i perbashket per ndertimin e anijeve per te cilin Kryeministri kinez ofroi 5 miliarde dollare. Pas Greqise kryeministri kinez do te vizitoje Turqine Italine dhe Belgjiken ku do te marre pjese ne Samitin Kine-Europe.