Brazilianet ne votime per te zgjedhur pasardhesin e Da Silvas
Rreth 136 milione braziliane votuan dje per te zgjedhur pasardhesin e Presidentit me popullor qe ka njohur vendi Luiz Injacio Lula da Silva. Nese nuk ka te papritura zevendesuesja e Da Silvas mendohet te jete Dilma Rousseff. Nese ajo zgjidhet do te behet gruaja pare presidente qe do te drejtoje vendin me 193 milione banore. E quajtur gruaja e hekurt kjo ish-guerilase 62-vjecare e burgosur dhe e torturuar nen regjimin diktatorial sipas sondazheve ka fituar me shume se gjysmen e votave dhe ka kaluar me 25 per qind kundershtarin e saj kryesor social-demokratin Hoze Serra ish-guvernator i Sao Paulos. Jam gati per te qene presidentja e pare femer e Brazilit. Qellimi im eshte ta shnderroj Brazilin ne nje komb te bashkuar tha Rousseff ne debatin e fundit televiziv perballe kundershtareve. Sipas sondazheve te fundit 62-vjecarja Dilma ashtu sic e therrasin brazilianet do te zgjidhet pa iu dashur ti drejtohet balotazhit. Ekologjistja Marina Silva eshte renditur e treta ne sondazhe me 14 per qind te votave. Nje tur i dyte i zgjedhjeve do te zhvillohet me 31 tetor nese asnje kandidat nuk fiton shumicen e votave. Presidenti i zgjedhur do te marre funksionet e tij me 1 janar 2011 per nje mandat katervjecar. Vendi eshte pushtuar nga masa te rrepta sigurie sidomos Rio de Janeiro nje nga qytetet me te dhunshme te Brazilit. Thuajse 27 mije police jane mobilizuar per te lejuar rreth 11.5 milione zgjedhes te votojne qetesisht ne qendrat e votimit te vena ne dispozicion. Fushata presidenciale i perfshiu shume pak brazilianet jo vetem se asnje prej kandidateve nuk ka personalitetin e Lulas por se te gjithe ofrojne pothuajse te njejtat alternativa duke premtuar se do ta cojne perpara politiken qe i ka dhene kombit amerikanojugor nje prosperitet te ri. Presidentin e ri e presin sfida te medha ku me te rendesishmet jane arsimi shendetesia infrastruktura korrupsioni apo reformat ne fusha te ndryshme.