E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Veriut, s`ka ndryshime politikash pas vdekjes së liderit

Koreja e Veriut e ka bërë të qartë se ndryshimi i udhëheqësit nuk do të thotë se do të ketë ndryshime politikash.

Vendi komunist dje ka përfunduar periudhën 11 ditore të zisë për liderin e ndjerë, Kim Jong IL.

Djali i tij, Kim Jong Un është shpallur komandant suprem i ushtrisë dhe i partisë në pushtet.

Përmes një deklarate të publikuar sot, Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes i Phenianit tha se Koreja e Jugut dhe politikanët e tjerë budallenj nëpër botë nuk duhet të presin ndryshime në politikat e vendit.

Në vazhdim të deklaratës thuhet se Veriut do të bashkohet rreth liderit të ri, Kim Jong Un.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›