E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria bëhet gati për protesta

Aktivistët opozitarë në Siri kanë bërë sot thirrje për protesta të mëdha, pas faljeve të së premtes, e cila ka qenë edhe dita kryesore e protestave në vendet e tjera të Pranverës Arabe.

Protestat e planifikuara vijnë një ditë pasi aktivistët thanë se forcat qeveritare të sigurisë vranë të paktën 25 njerëz.

Një gjë e tillë raportohet të ketë ndodhur pavarësisht pranisë së vëzhguesve të Ligës Arabe, të cilët po qëndrojnë në Siri për të parë nëse presidenti Bashar Al-Asad po e mbanë fjalën për të përfunduar goditjet në kryengritjet pro demokratike.

Pas vizitës në Homs, vëzhguesit thonë se do të fokusohen në qytetet Derra, Hama dhe Idlb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›