Kore raciste në Maqedoni

Në Manastir, Shkëndija u prit si armik
"Kuq e zinjtë" pas humbjes nga skuadra e Vardarit në cilësi të vendasve shënuan humbjen e dytë tani nga skuadra e Pelisterit në Manastir me rezultat 3:0. Sekretari i përgjithshëm i klubit Shkëndija'79", Hasan Tahiri deklaroi për Albania-Sport se në Manastir përvec futbollit që zhvillohej kishte edhe sharje nga më të ndryshmet. "Takimi u ndërpre për disa momente në minutën e 30', pas sharjeve në baza nacionale si "Gasna Komora (Komor Helli, Smrt za Siptari (Vdekje për Shqiptarë), dhe shumë fjalë të tjera. Nga ana tjetër që në fillim të ndeshjes patë edhe thirje raciste ku në c'do top që pranonin futbollistët tonë nga Senegali, publiku vendas brohoriste me sjellje raciste. Si përfaqësues i skuadrës reagova deri te delegati i ndeshjes, organet e rendit dhe tek organet tjera përgjegjëse në lidhje me këto ofendime që startuan që para fillimit të ndeshjes",tha Tahiri. Sipas Tahirit ajo që ndodhi në Manastir ka prekur së tepërmi futbollistët Senegalez dhe po ashtu të gjithë futbollistët tjerë të cilët u shanë në baza nacionale."Më së tepërmi ishte ofenduar sulmuesi Muhamedu Mustafa i cili gjatë pranimit të cdo topi ofendohej. Gjatë pjesës së dytë sadopak u ndalën brohoritjet nacionaliste dhe raciste por ishte shumë vonë pasi që ky presion ka ndikuar te futbollistët tanë", u shprehë Tahiri. Ndërkohë kryetrajneri i Pelisterit, Nexhat Husein, i cili ishte pjesë e Finales së Kupës së Maqedonisë (2006) si trajner i Shkëndijës ku fitues doli Makedonija Gjorce Petrov qenë më i zëshmi gjatë gjithë takimit sipas Tahirit. "Husein ka qenë tek vija e rivënies fundore gjatë 90 minutave edhe kur rezultati ishte 3:0, edhe po të kishte qenë rezultati më i lartë ai nuk do të ishte i kënaqur. Unë ja kam bë me dije në sy të gjithëve se po të kishte qenë në finale kaq i zëshëm me siguri se Shkëndija do ta kishte fituar këtë takim",tha për në fund sekretar i Shkëndija'79". Futbollistët e Shkëndijës ditën e hënë e kanë patur ditë të lirë ndërsa që nga dita e martë do te fillojne me seancat stërvitore. Ndeshjen e radhës K.F"Shkëndija'79", do ta zhvilloj në Tetovë kundër skuadrës së Sileksit nga Kratova. Goli i Përparim Livorekës dhe i Savevskit i sollën tre pikë futbollistëve "bardh e kaltër" Skuadra e Renovës arriti që të shënoj fitoren e parë në kampionat njëherit fitore ndaj skuadrës së Makedonija Gjorce Petrovit me rezultat 2:1. Golat për skuadrën e Renovës ka shënuar Përparim Livoreka (59) dhe Darko Savevski (81'p). Futbollisti i cili i ka sjell skuadrës së Renovës golin e dytë në kampionat ka qenë futbollisti Përparim Livoreka i cili hapi shënoi golin e parë ndaj "Luanëve" , nga Shkupi. Agron Memedi deklaroi pas ndeshjes se kjo fitore i është nevojitur skuadrës së tyre shumë. "Në fakt një fitore na është nevojitur me qëllim që të kthejmë vetëbesimin për ndeshjet e ardheshme ku do të mundë të nxjerrim rezultate pozitive. Ndaj Gjorces zhvilluam një takim të mirë me shumë dinamik ku dhe aritëm që të fitojmë",tha Memedi. Këtë të diel skuadra e Renovës do të zhvilloj edhe një ndeshje derbi bëhet fjalë për skuadrën e Pobedës. "Pobeda nuk ka ndonjë ekip të fortë ne do të udhëtojmë për të marë tre pikë por edhe të nxjerrim një rezultat baraz nuk do të ishte keq",u shprehë Memedi. Cementarnica 55 0-1 Rabotnicki Pelister 3-0 Shkendija Pobeda 2-1 Bashkimi Renova 2-1 Maqedonija Gj.P Vardar 0-0 Milano Sileks 1-1 Napredok Tabela: 1. Milano 7 8. Renova 3 10.Shkendija 1 12. Bashkimi 0