E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, Turqia, test i Bushatit për Italinë

Nga Franc Hoxha
Ekipi Kombëtar Shpresa (U-21) i drejtuar nga trajneri Artan Bushati prej ditës së diel nisi përgatitjet për sfidën e dytë miqësore kundër Turqisë U-21 dhe të pestën brenda vitit 2007, duke pasur parasysh edhe katër ballafaqimet e mëparshme me Turqinë (2-0), Greqinë (1-3), Maqedoninë (1-0) dhe Malin e Zi (1-2). Kuqezinjtë e "vegjël", të cilët do të luajnë miqësoren e parë në shtëpi, janë grumbulluar në rezidencën e tyre të përhershme në hotel "Leonardo" në Durrës. Pas stërvitjes të ditës së diel në Kompleksin Sportiv të Kamzës, Shpresat zhvilluan të hënën dy seanca të plota stërvitore, paradite në stadiumin "Besa" të qytetit të Kavajës dhe pasdite në "Tofik Jashari" të qytetit të Shijakut. 23 të thirrurit e Bushatit (midis tyre janë dhe 4 lojtarë që luajnë në jashtë) do të zhvillojnë sot stërvitjen e fundit në stadiumin "Besa" përpara se të nisen për në Elbasan. Përballja e të mërkurës (ora 17:00) me Turqinë do të luhet në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit dhe do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh nga Shqipëria me kryesor Bardhyl Pashaj (ndihmës Miho dhe Lamaj). Ndeshja miqësore kundër Turqisë është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen zyrtare me Italinë U-21, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2009, takim që do të zhvillohet më 11 shtator në stadiumin "Niko Dovana" të qyteti të Durrësit dhe do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh zviceranë: Schoergenhofer (kryesor) dhe Srtudl e Gangl (asistentë). Shqipëria U-21 në dy ndeshjet e para ka grumbulluar tri pikë. Humbi me Italinë 4-0 në Pontendera dhe fitoi 1-0 me Ishujt Faroe (gol i Elis Bakaj me 11-metërsh) në Elbasan.
Precedenti
Shqipëria dhe Turqia u përballën midis tyre për herë të parë në miqësoren e 17 janarit në stadiumin modern "Olimpik Ataturk" të Stambollit, ku ekipi ynë fitoi me rezultatin e pastër 2-0. Për Shpresat "kuqezi" shënuan sulmuesi i Partizanit, Elis Bakaj në minutën e 70-të (me penallti) dhe ai i Vllaznisë, Xhevair Sukaj në të 88'. Trajneri Bushati pas ndeshjes u shpreh se mbeti i kënaqur me lojën e treguar nga djemtë e tij.
Lista U-21
1.Sajmir Ujkani, Palermo (Itali)
2.Olsi Bishani, Vllaznia
3.Maringlen Shoshi, Apolonia
4.Renato Arapi, Besa
5.Andi Lila, Besa
6.Besmir Arifaj, Kastrioti
7.Bledion Guga, Flamurtari
8.Sadush Danaj, Besëlidhja
9.Arben Likmetaj, Teuta
10.Jetmir Sefa, Tirana
11.Gilman Llka, Vllaznia
12.Ells Bakaj, Partizani
13.Gerhard Progri, Partizani
14.Albi Kondi, Panionios (Greqi)
15.Emiljano Vila, Teuta
16.Geri Malaj, Deportivo (Spanjë)
17.Erando Karabeci, Partizani
18.Alsidi Tafili, Vllaznia
19.Jozef Thana, Skënderbeu
20.Vangjel Mile, Dinamo
21.Xhevahir Sukaj, Vllaznia
22.Enco Malindi, Partizani
23.Damian Gocaj, Sansovino (Itali)

Ndeshjet miqësore
17.01.2007
Turqi-Shqipëri 0-2
06.02.2007
Greqi-Shqipëri 3-1
28.03.2007
Maqedoni-Shqipëri 0-1
02.05.2007
Mali i Zi-Shqipëri 1-2
22.08.2007
Shqipëri-Turqi, ora 17:00

Ndeshjet zyrtare
01.06.2007
Itali-Shqipëri 4-0
06.06.2007
Shqipëri-Ishujt Faroe 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›