Korea e Jugut lançon rrjetin më të shpejtë LTE-A 4G
Koreja e Jugut ka filluar ofrimin e shërbimit më të shpejtë 4G, i cili tani është në dispozicion për konsumatorët.
Operatori SK Telecom thotë se rrjeti i tij LTE-A (e avancuar), lejon shkarkimin e të dhënave deri në 150 megabits për sekondë.
Kjo është dy herë më i shpejtë se sa më parë dhe 10 herë më i shpejtë se shërbimi 3G.
Edhe pse në praktikë abonentët do të marrin një normë më të ngadalshme, kompania thotë se do të vazhdojë të jetë më i shpejtë se shërbimet e ofruara deri më tani.
Samsung ka lançuar një version të veçantë të celularit të tij Galaxy S4, me një çip të ri të komunikimit për të ofruar qasje në rrjetin LTE-A dhe SK Telecom thotë se pret edhe gjashtë pajisje të reja para përfundimit të vitit.
Pajisjet ekzistuese nuk do të jenë në gjendje të përfitojnë nga rritja e shpejtësisë, por përdoruesit të cilët vendosin për të përmirësuar shërbimin e tyre, nuk do të përballen me tarifa shtesë.
Shërbim është duke u ofruar fillimisht në 44 qytete, duke përfshirë kryeqytetin Seul dhe SK Telecom tha se kishte plane për të dyfishuar këtë numër, në të ardhmen.
(a.k/krokodili/BalkanWeb)