E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Kusht për Serbinë, zbatimi i Marrëveshjes

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Serbia dhe Kosova kanë shënuar përparim në normalizimin e marrëdhënieve dhe se shumë probleme janë kapërcyer.
Sipas saj, nga pikëpamja e Berlinit është e mundur që konferenca e parë e anëtarësimit me Serbinë të mbahet në janar 2014.

Ajo vuri në dukje se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit do të jetë një parakusht për këtë konferencë.

"Zbatimi do të jetë vendimtar", tha Merkel në një konferencë për shtyp, duke theksuar se zbatimi duhet të ecën sipas planit, pra të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura, transmeton Telegrafi.

Ajo ceku se Këshilli i Evropës në dhjetor prapë do të merret me Serbinë, që të analizohet përparimi përkitazi me këtë zbatim.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Serbia duhet ta pranoj pavarësinë e Kosovës, ajo iu shmang përgjigjes direkte, duke thënë se bisedimet do të zgjasin. Ajo shtoi se BE të gjithëve në Ballkanin Perëndimor ia ka ofruar perspektivën evropiane, përmes së cilës do të përshpejtohet procesi i paqes. Merkel po ashtu përkujtoi se Gjermania i ka njëmijë ushtarë në Kosovë dhe se e mbështet Kosovën stabile.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›