Korea e Jugut ofron bisedime me Veriun
Korea e Jugut ka propozuar grupe pune për bisedime me Korenë e Veriut, për të adresuar tensionet e lindura në kompleksin industrial Kaesong, bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë gjatë së enjtes.
Zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit, në Korenë e Jugut, Kim Hyung-seok, paralajmëroi gjithashtu për masa të ashpra, nëse Peniani refuzon ofertën. Ai nuk specifikoi se çfarë mund të ndodhë nëse propozimi refuzohet.
Në një konferencë televizive, Kim nxiti Korenë e Veriut ti përgjigjej brenda mëngjesit të datës 26 prill ofertë.
Kompleksi industrial Kaesong është një zonë prodhimi e përbashkët mes dy vendeve, që përbën simbolin e fundit madhor të bashkëpunimit mes dy kombeve, të cilët janë përfshirë nga tensioni kohët e fundit, për shkak të programeve bërthamore dhe zhvillimit të raketave të Koresë së Veriut.