E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi i ligjit qe lejon martesat gay

Shprehje inati. Vota historike e parlamentit francez që ka aprovuar një ditë më parë në mënyrë përfundimtare martesat ndërmjet homoseksualëve ka qenë objekt i një proteste që në orët e mbrëmjes ka degjeneruar në Paris në përplasje të forta. Protestuesit janë përballur me policinë dhe me mbështetësit e këtij ligji. Pasditen e djeshme deputetët e asamblesë kombëtare aprovuan ligjin që është mbështetur që në fillim nga socialistët e presidentit Hollond. Përveç festimeve të komunitetit homoseksual ka pasur dhe protesta me të djathtën që premton se do ta cojë çështjen në gjykatën kushtetuese. Ligji konkretizon dhe impenjimin e premtuar gjatë fushatës elektorale në janar të vitit të kaluar nga Hollond, dhe që në fillesat e saj ka hasur në kundërshtimet e konservatorëve dhe rezistencën e kundërshtareve. Sipas sondazheve më shumë se 65 për qind e francezëve e mbështesin këtë ligj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›