Izraeli akuzon Sirine Assad perdor arme kimike

Agjentët sekretë izraelitë akuzojnë qeverinë siriane se po përdor armë kimike. Kjo është akuza e radhës që i shtohet dyshimeve për luftën e pisët që po zhvillohet nga regjimi i Bashar al Assad kundër rebelëve në vend. Raporti në fjalë është prezantuar nga gjenerali Itali Brun, kreu i departamentit të kërkimeve të shërbimit inteligjent izraelit. Por shtëpia e bardhë edhe pse e kishte hedhur më parë këtë dyshim nuk ka konfirmuar asgjë. Ndërkohë që ka të dhëna të tjera që lufta rrezikon të dalë nga kufijtë territorialë të Sirisë nga një video ku shihen militantë libanezë të Hezbollahut që luftojnë kundër opozitës siriane.