E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korea e Veriut: Gati të godasim SHBA dhe Japoninë

Erë lufte në Azi. Korea e Veriut ka njoftuar se ata kanë në arsenalin e tyre raketa strategjike të afta për të goditur territorin amerikan. 

Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia KCNA, zëdhënës i Komisionit të Mbrojtjes Kombëtare, ka siguruar se objektivat mund të arrijnë "jo vetëm forcat amerikane në gadishullin Korean", por edhe Japonnë dhe Guam-in.

Veprimi i Koresë së Veriut mbie ndesh me marrëveshjen e së dielës mes Uashingtonit dhe Seulit për të zgjeruar gamën e raketave të furnizuara në Korenë e Jugut, mes 550 dhe 800 km në pesë vjet, duke arritur në më shumë se dyfishi i kufijve aktualë, duke marrë ngarkesë maksimale prej 500 kg.

Koreja e Veriut besohet të jetë duke zhvilluar një program të aftë për të nisur raketat ndërkontinentale deri në 7000 km, por dy testet, veçanërisht në prill, nuk kanë prodhuar efektet e dëshiruara. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›