E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boksieri shqiptar Nuri Seferi mposht serbin Nenad Stankovic

SHKUP- Baksieri shqiptar, Nuri Sefer ka regjistruar fitoren më të shpejtë në karrierën e tij, ku mposhti serbin Nenad Stankovic.

Dueli i cili u zhvillua në Shkup mblodhi të dielën në mbrëmje mijëra shqiptarë, të cilët e kanë pritur me padurim këtë përballje.

Por, sfida mbaroi shumë shpejt, pasi brenda raundit të parë Seferi në mënyrë mjeshtërore e goditi në nofull boksierin serb duke e shembur në tokë.

Seferi, i cili mori titullin e kampionit të Europës, realizoi kështu fitoren më të shpejt në karrierë dhe atë pikërisht ndaj një boksieri serb në një terren neutral të dominuar nga tifozët shqiptarë.

“Kjo fitore iu dedikohet të gjithë shqiptarëve. Me këtë fitore treguam se dimë të respektojmë të gjithë, pa marrë parasysh dallimet, ndërsa ky triumf është dhuratë për të gjithë ju për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka deklaruar Seferi pas duelit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›