E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja PS-LSI për SHISH, Meta: Pro kufizimit të mandatit

Ilir Meta deklarohet pro kufizimit te mandateve te zyrtareve te larte. Por sipas tij kjo nuk do te thote se LSI do te jape vote pro dryshimeve ne ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror.

"është tepër parimore që cdo zyrtar i lartë të ketë mandat të përcaktuar, dhe kjo është pothuajse për të gjithë përfaqësuesit e të gjithë institucioneve të tjera, edhe për institucionin në fjalë. Kjo është mëse normale që të vendoset një afat ligjor, po njëkohësisht është e rëndësishme që ky afat të jetë në kuadër të një rregullimi dhe përcaktimi ligjor që garanton qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e këtij institucioni. Kjo ka qenë dhe është arsyeja pse unë e kam theksuar rëndësinë që cdo ndryshim është e rëndësishme të bëhet në mënyrë të mirëkonsultuar me aleancën", deklaroi Ilir Meta.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›