Korea e Veriut kercenon me sulme berthamore SHBA
Korea e Veriut kërcënon me sulme bërthamore SHBA. Paralajmërimi ndodh pak orë para mbajtjes së mbledhjes së KS, që do të vendosë për një paketë të re sanksionesh për Korenë e Veriut të hartuar nga SHBA dhe Koreja e Jugut.
Një zëdhënës i Minitrisë së Jashtme të Penianit ka deklaruar se vendi do të ekzekutojë të drejtën që ka për të kryer sulme parandaluese bërthamore tek agresori, sepse Uashingtoni synon të nisë një luftë bërthamore kundër Koresë së Veriut.
Një retorikë e tille është e njohur nga ana e Phenianit, pasi nuk është hera e parë që regjimi koreano-verior kërcënon me sulme SHBA, por jo vetëm.
Por është vërtetë gjithashtu se tonet kërcënuese të Koresë janë ashpërsuar edhe më shumë muajt e fundit. Në muajin shkurt regjimi i Kim Jongun kreu dhe fazën e tretë të testeve bërthamore.
Koreja e Veriut po zhvillon një seri stërvitjesh ushtarake në shkallë të gjerë, ka njoftuar Koreja e Jugut, duke ngritur tensionet në gadishullin aziatik.
Kjo lëvizje vjen pasi Peniani kërcënoi se do të shpërfillë armëpushimin 60-vjeçar që i dha fund luftës koreane.