E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rëndësia e edukimit financiar në kohë krizash

Rëndësia e edukimit financiar në kohë krizash ishte një ndër mesazhet kryesore që ndau Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në ceremoninë kremtuese të Javës Globale të Parasë. Guvernatori solli në vëmendje pabarazia shoqërore dhe efekti që situata aktuale ka për thellimin e saj tek shtrsat në nevojë. 

“Krizat, veçanërisht pandemitë e luftërat, prekin më shumë dhe më shpejt shtresat e varfra, që janë njëkohësisht edhe shtresat me nivelin më të ulët të edukimit dhe përfshirjes financiare.”, tha zoti Sejko.
Sipas Sejkos, rritja e kulturës financiare ndikon në zbutjen e plagëve që trazira sjellin në jetën e më të varfërve. Po ashtu, guvernatori theksoi edhe rëndësinë e përdorimit të monedhës kombëtare kundrejt valutave të huaja në kohë krizash. 

“Përdorimi i monedhës vendase ndihmon në amortizimin e goditjeve që vijnë nga sektori i jashtëm përmes minimizimit të goditjeve në të ardhura, konsum dhe në investime etj. Përdorimi i gjerë i monedhave të huaja krahas asaj kombëtare ka ndikime të rëndësishme negative, jo vetëm për efektivitetin e politikave ekonomike, por dhe për stabilitetin financiar. Veçanërisht në këto kohë, kur zhvillimet globale, paqartësia dhe ndryshimi i kursit të politikës monetare mund të shkaktojnë rreziqe shtesë mbi kursin e këmbimit.” tha ai.

Java Globale e Parasë një nismë ndërkombëtare e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm financiarisht në të ardhmen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›