Koreja Veriore kërkon statusin e shtetit bërthamor
Koreja Veriore ka kërkuar të martën që ti njihet statusi i një shteti nuklear, duke refuzuar kështu kushtet e Shteteve të Bashkuara që ajo të tërhiqet nga programi i saj për armë bërthamore, para se të fillojnë bisedimet për këtë temë.
Pas disa javësh tensione në gadishullin Korean, përfshirë këtu edhe kërcënimet e veriorëve për luftë bërthamore, Pheniani ka nisur të paktën të flas për dialogun, në përgjigje të thirrje që i janë drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.
Gazeta koreano-veriore Rodong Sinmun i ka hedhur poshtë si të pabaza dhe të papranueshme kushtet Washingtonit dhe Seulit për çarmatosje të programit të saj bërthamor, dhe ndaljen e programeve raketore.
Nëse Republika Demokratike Popullore e Koresë ulet në një tavolinë me Shtetet e Bashkuara, ky duhet të jetë një dialog ndërmjet shteteve me armë bërthamore, e jo që njëra anë ta shtyjë tjetër që të çarmatoset nga armët bërthamore, thotë gazeta shtetërore.
Koreja Veriore ka nënshkruar një marrëveshje për ndihma më 2005, i cili mbështetej në tërheqjen e saj nga programi bërthamor, por më vonë është tërhequr nga ky pakt.
Pheniani tani thotë se armët e saj nukleara janë një shpat thesar nga i cili nuk do të heq dorë kurrë. Deri më tani Koreja e Veriut ka kryer tre teste të kontrolluara bërthamore.