E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Erdogan ne rripin e Gazes

Procesi i paqes mes Izraelit dhe Palestinës si dhe marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Izraelit, kanë qenë në qendër të vizitës 24 orëshe të sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri në Turqi. Kerri është takuar me presidentin palestinez që ndodhej atje Mahmud Abas si dhe me ministrin e jashtëm turk Ahmet Davutoglu. Këtij të fundit Kerri i ka kujtuar kërkesën për falje publike të Izraelit për sulmin ndaj flotës paqësore në vitin 20120. Kerri gjithashtu i ka kërkuar kryeministrit turk, Erdogan që të heqë dorë nga vizita e parashikuar për në rripin e Gazës, për të evituar irritimin e Izraelit në një fazë delikate, në prag të rifillimit të negociatave për paqe me Palestinën. Temë për të cilën Kerri ka biseduar me presidentin palestinez Mahmud Abas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›